Në fund të Luftës së Dytë Botërore spastrimi i shqiptarëve të Çamërisë nga Greqia shënoi një tjetër kapitull në historinë e shqiptarëve. Çamët të rraskapitur dhe të uritur, e gjetën Shqipërinë nën pushtetin e komunistëve.
Çamëve iu dha statusi “refugjat” dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri. Në këto kushte ata krijuan shpejt një komitet për të kërkuar disa të drejta nga ndërkombëtarët, mes tyre dhe kthimin në vendlindje. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, në vitin 1946 Çështja Çame u ngrit në Konferencën e Paqes në Paris, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme.
Në fillim të viteve ’50 Çështja Çame u konsiderua e mbyllur dhe në 19 prill të vitit 1953, Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi dekretin mbi dhënien e shtetësisë shqiptare çamëve që banonin në Republikën Popullore të Shqipërisë. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohej Ministria e Punëve të Brendshme dhe me përfundimin e këtij procesi, diktatori Hoxha shpërndau edhe Komitetin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI