Tuneli i Llogorasë, një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike, do të jetë i hapur për pak javë në të gjithë gjatësinë e tij.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ndërsa bëri të ditur se jemi pak javë larg hapjes së madhe të tunelit të Llogorasë. Tuneli i Llogorasë ka një ndikim të madh për zhvillim ekonomik të jugut të Shqipërisë dhe lidhjen infrastrukturore që do të bëhet me aeroportin e Vlorës.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, tuneli i Llogorasë lidh Dukatin me Palasën për vetëm 7 minuta nga rreth 1 orë që është aktualisht nëpërmjet qafës së Llogorasë. Krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare.
Tuneli i Llogorasë mbetet një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në vend, i cili shkurton distancën drejt bregdetit të jugut, por rrit edhe sigurinë rrugore në këtë segment.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI