Nga Çapajev GJOKUTAJ
Vetëm një grek e bir greku thotë se Bubulina është greke, komenton një nga miqtë përfund postimit tim të djeshëm. Në fakt unë vetndihem shqiptar e bir shqiptari dhe jam krenar për këtë. Mëndja ma do që po kaq krenar, në mos edhe më shumë, do të ndihesha po të isha grek, bashkëatdhetar i Sokratit, Platonit e Eskilit, i Kazanzaqit, Kavafit , Teodoraqit etj. etj.
Po megjithëse vetndihem shqiptar nuk e quaj sakrilegj të them se Bubulina është greke me origjinë arbërore. Vë re se disa nga komentuesit kanë koncept gjithsesi të diskutueshëm për përkatësinë etnike e kombëtare, e shohin si të bërë vetëm nga mëma e baba, nga origjina e të parëve. Parë kështu shqiptari mbetet shqiptar dhe vetëm shqiptar pavarësisht se në ç’vend rritet, në ç’instutucione formohet, me ç’kulturë brumoset, për cilën shoqëri e për cilin popull punon e përpiqet etj. etj.
Ndruaj se një konceptim i tillë i përkatësisë fqinjëron me racizminiz njerëzimit i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë shumë. Por ka edhe diçka tjetër, duke bërë tifo për përkatësinë e njerëzve të shquar që janë formuar e brumosur në vende të tjera dhe për të cilët shoqëria dhe institucionet tona nuk kanë investuar gjë, rrezikojmë t’i bëjmë keq vetes. Jo vetëm se e ngopim krenarinë me lugë të zbrazur, por edhe nisim të flemë në dafina për të kaluarën e lavdishme e kështu të mos e vrasim dhe aq mendjen për gjendjen e mjerueshme në të cilën i kemi shtetin dhe instutucionet. Dhe kështu, të yshtur pas tifozllëqesh për të djeshmen, harrojmë të sotmen e dëmtojmë të nesërmen.( Nga cikli ‘Katakombet e kombit’ )///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI