Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI