SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

700 mijë shqiptarë të rregullt në Itali, 40 mijë sipërmarrje shqiptare kontribuojnë në buxhet

 Kryeministri Edi Rama informoi sot se 10% e totalit të  bizneseve të krijuara nga ata që kanë ardhur në Itali nga jashtë Bashkimit Europian janë  sipërmarrje shqiptare që kontribuojnë me taksat e tyre për arkën e shtetit italian. Në takimin e organizuar me shqiptarët e Italisë në Milano, Rama bëri të ditur se sot në Itali janë afro 700 mijë banorë me leje të rregullt qëndrimi dhe më shumë se 1/3 ose çerek milionë qytetarë me pasaportë italiane dhe të drejtë vote.

“3/5 tuaja janë përqendruar në veriun e zhvilluar italian”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se në Itali janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare që kontribuojnë me taksat e tyre në buxhet. Rama u ndal edhe tek studentët shqiptarë që janë 10% e gjithë studentëve të huaj nga vendet jashtë BE-së.

“Mes të gjitha komuniteteve të huaja studentore të Italisë, ai shqiptar renditet me rezultatet më të mira”, nënvizoi Rama. “Tek ju, shqiptarët e Italisë dhe po njësoj shqiptarët e krejt Europës shoh sikur ka marrë mish e shpirt shprehja e Shën Palit, i cili i ra Mesdheut kryq e tërthor me peripeci deri kur solli fjalën e mirë të dashurisë së Zotit në këtë tokë të bekuar të Italisë: ‘Luftova betejën e drejtë, e ndala vrapin, e ruajta besimin dhe pres vetëm atë që më takon, kurorën e drejtësisë’”, shtoi ai./(Maela MARINI)///

error: