Nga Ana MUZHAQI
Rojet e plazheve shaktuan një lloj debati në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Sarandës. Lajmi, lidhur me një temë të nxehtë siç është ajo e sigurisë nëpër plazhet e Sarandës dhe Ksamilit, pati vëmendje jo vetëm se kjo çështje është një “patate e nxehtë” në duart e strukturave shtetërore që i ngarkon ligji me përgjeëgjësi, por edhe për fakti se për herë të parë, ekzekutivi-pra Bashkia- mendoi dhe kaloi për miratim koston e motivimit te pesë rojeve të plazheve të cilët siç vuri ne dukje drejtori i Ndërrmarrjes së Shërbimeve Publike Rustem Duka; ata duhet të jenë të liçensuar dhe të çertifikuar.


Po deri më sot, pra këto vite, si kanë funksionuar rojet? Me sakrificat dhe manovrimet e Ndërrmarrjes së Shërbimeve Publike dhe me dëshirën e Zotit në qiell që nuk ka patur raste të komplikuara.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI