Gazmend Bardhi ka kërkuar që të enjten në parlament të zhvillohet mocion me debat mbi episodin e Rai3, për masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë për prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar sipas tij me qeverisjen.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi i ka dhënë krimit statusin e të paprekshmëve për 11 vjet”,- thekson Bardhi.
Më pas në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruajti me ironi se “u mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje”. Rama e vijon reagimin se është koha e daljes “së shpirtit të së keqes dhe se Shqipërinë as e ndal dhe as e nëpërkëmb dot askush.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI