H/ Butrinti vijon të jetë protagonisti i madh i Javës së Italisë. Pas spektaklit të baletit bashkëkohor në amfiteatrin e Parkut Arkeologjik, u mbajt edhe konferenca “Butrinti Njëqind. Një traditë aktuale e arkeologjisë italo-shqiptare”, për nder të arkeologut të njohur Luigi Maria Ugolini, me rastin e njëqindvjetorit të misionit që çoi në rizbulimin e Butrintit.
Konferenca u zhvillua në mjediset e Muzeut Arkeologjik Tiranë, ku ishin të pranishëm arkeologë, studiues, botues, përfaqësues të Institutit Italian të Kulturës e të tjerë.
Prej vitesh në Shqipëri organizohen ekspedita arkeologjike nga një grup i përbashkët italo-shqiptar. Në këtë konferencë u prezantua libri i Luigi M. Ugolini “Butrinti, Miti i Eneas-Gërmimet”, i përkthyer në shqip.
Konferenca u organizua nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Departamentin e Historisë Kulturave Qytetërimeve, Seksionin e Arkeologjisë pranë Universitetit të Bolonjës, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Muzeun Arkeologjik Tiranë.
Instituti Italian i Kulturës me këtë rast, u shpreh se përfitojnë nga rasti për të festuar rizbulimin e Butrintit dhe fillimin e një bashkëpunimi arkeologjik mes Italisë dhe Shqipërisë, në këtë 100-vjetor të udhëtimit të parë eksplorues të arkeologut italian Luigi Maria Ugolini në Shqipëri.( Konferenca për Butrintin. Fotot nga Agim Dobi/(Edlira EUZI). ///










ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI