Nga Eva XHAJANKA
Në agroturizmin “Adora” i kuruar në detaje, ku kënaqësia e mysafirëve është prioritet.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja ndau në rrjete sociale historinë e Pavlos që pas 8 vitesh qëndrimi në Zvicër, u kthye në vendlindje dhe ngriti agroturizmin “Adora”.
Agroturizmin “Adora”, është një investim mes ajrit të pastër të maleve afër liqenit të Komanit në Fierzë, dhe të ofron të gjitha produktet e zonës duke njohur turistë vendas e të huaj me shijen e mrekullueshme dhe cilësinë e produkteve “Made in Albania”.
Kjo pikë agroturistike është mjaft e frekuentuar nga pushuesit vendas dhe të huaj, sidomos tani në sezonin e verës.
Ministra u shpreh se, agroturizmi është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. “Ndaj dhe mbështetja për këtë sektor do të vijoj”, tha ajo. “Nëpërmjet lehtësive fiskale dhe procedurave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë mbështetjen për këtë sektor duke promovuar ruajtjen e traditave dhe kulturës lokale, nxitjen e ekonomisë rurale dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale”, tha Denaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI