Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau imazhe nga misionet kërkimore në Shkodër, Lezhë, Bushat, Sardë dhe Koman, me rastin e Ditëve Evropiane të Arkeologjisë, të cilat kremtohen më 14, 15 dhe 16 qershor.
DRTK Shkodër inkurajoi operatorët e gërmimeve arkeologjike, organizatat kërkimore, universitetet, muzetë dhe vendet arkeologjike, laboratorët, shoqatat, arkivat dhe autoritetet lokale, të organizojnë aktivitete novatore, origjinale dhe ndërvepruese për publikun e gjerë.
Që prej vitit 2010, Ministria Franceze e Kulturës i ka besuar Institutit Kombëtar për Kërkime Arkeologjike Parandaluese (INRAP) bashkërendimin dhe promovimin e Ditëve Kombëtare të Arkeologjisë të Francës (JNA). 10 vjet më vonë, në 2020, Ditët Kombëtare të Arkeologjisë së Francës u kthyen në Ditët Evropiane të Arkeologjisë (EAD).
Prej tre vitesh Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është pjesë e celebrimit të Ditëve të Arkeologjisë, ku së bashku me institucione partnere janë të angazhuar për të njohur publikun me thesaret e trashëgimisë kombëtare dhe sekretet e profesionit.
DRTK Shkodër shprehu permes publikimit online, mirënjohjen për të gjithë partnerët shqiptarë dhe të huaj për punën e palodhur, plot pasion për të çuar përpara projekte kërkimore në bashkërendim me institucione kërkimore europiane, të cilat prej vitesh janë instaluar në arealin e veriut të vendit, duke sjell vit pas viti të dhëna të reja mbi shtresëzimet kulturore, urbanizimin dhe stadin social të popullsive në këtë territor.(Edlira RUZI).///









ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI