Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo u shpreh sot se “Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Bashkimi Europian kanë dalë hapur kundër nismës së qeverisë të paraqitur si paketë kundër dezinformimit për të cilën është ngritur edhe një komision i paligjshëm parlamentar”.
“Partia Demokratike e përshëndet qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe rithekson se nuk është më shumë se një përpjekje e Ramës për të goditur median antiqeveritare”, tha Garo.
Garo u shpreh se “Partia Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme të shumicës dhe shkrirjen e Komisionit dhe rithekson nevojën e përfshirjes së aktorëve të tretë nga brenda dhe nga jashtë”.
“Nëse nuk ndodh kjo deputetët e Edi Ramës do të targetojnë të gjithë zërat dhe mediat e lira që nuk paguhen nga qeveria, duke e rritur kështu si kërcënimin për lirinë e shprehjes dhe duke rrezikuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI