Si në çdo qytet të vendit edhe qytetarët e Sarandës, por edhe turistë vendas e të huaj kanë mbushur sheshet kryesore të qytetit bregdetar, ku po ndjekin Kampionatin Evropian EURO2024 ku vëmendje të veçantë marrin ndeshjet e Kombëtares kuqezi.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga atmosfera e krijuar nga tifozët në Sarandë.
Të ndodhur në Sarandë për të kaluar pushimet verore, turistë të kombësive të ndryshme kanë shijuar edhe ndeshjet e kombëtareve të tyre në ekranet e vendosura nga bashkia e Sarandës në shëtitore, por edhe në ato të bizneseve lokale.
Në Gjermani po zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit me pjesëmarrjen e 24 skuadrave. Shqipëria deri tani ka zhvilluar dy ndeshje, atë me Italinë që doli me rezultatin 2-1 për skuadrën e shtetit fqinj dhe ndeshjen me Kroacinë që doli 2-2.
Ndeshja e fundit e grupeve për Shqipërinë është më 24 qershor në Dusseldorf kundër Spanjës.(Klodi Saraçini)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI