Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Strike 18”. Qarkullonte i armatosur, me automjet, dhe posedonte një armë tjetër, në banesë, kapet në flagrancë në Palasë dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra, 1 automjet dhe 1 celular. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 18”, në kuadër të të cilit u bë kapja në fshatin Palasë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi: R. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./sarandaNerws.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI