Drejtoria e Burgjeve miratoi kërkesën e Dhionisis (Alfred) Beleri për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Europian, pas zgjedhjes së tij si eurodeputet.
“Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamentin Europian nga datat 15-19 korrik 2024 në Strasburg, në bazë të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”, Drejtoria e IEVP Fier me miratim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas plotësimit dhe verifikimit të dokumentacionit sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi i ka miratuar dhënien e lejes shpërblyese të burgosurit Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15.07.2024- 20.07.2024”, thuhet në deklaratën për shtyp të DPB.
Në përfundim të lejës, thuhet më tej, i denuari Alfres Beleri do të kthehet në IEVP Fier për të vazhduar kryerjen e dënimit sipas vendimit penal të formës së prerë nr. 14, datë 5/03/ 2024 të GJKKO.
Alfred Beleri është dënuar me 2 vite burg për shitjblerje të votave.(Arlinda GJONAJ.///

ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit