SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Të flasësh keq për Gjirokastrën të vret Perëndia i dashur koleg”, Kumbaro nxjerr “blof” Tritan Shehun në Kuvend, i përmend edhe universitetin privat

Mirela Kumbaro ka replikuar në Kuvend me deputetin Tritan Shehu, i cili u shpreh kundër marrëveshjes për hapjen në Gjirokastër të UNED-Universitetit më të madh spanjoll të Edukimit në Distancë. Debati nisi pasi sot në Kuvend do të miratohet marrëveshja për hapjen e këtij kampusi. Deputeti i PD tha se Universiteti i Gjirokastrës nuk ka dijeni për këtë zhvillim. Por Kumbaro ia hodhi poshtë menjëherë teksa i tregoi protokollin e bashkëpunimit mes UNED dhe Universitetit “Eqrem Çabej”

“Ç’dëgjojnë veshët e kësaj salle. Broçkulla, broçkulla… Po ndaj me ju marrëveshjen që Universiteti i Gjirokastrës ka bërë me UNED dhe marrëveshjen që Bashkia Gjirokastër ka me UNED, universiteti më i madh publik në Spanjë. Kampusi ekziston dhe është i pajisur nga bashkia me sallat, teknologjinë e gjithcka tjetër. Kampusi do të jetë një mundësi e re, një jetë e re edhe për rajonin e Ballkanit. Të flasësh keq për Gjirokastrën të godet perëndia i dashur koleg”, i tha Kumbaro deputetit Tritan Shehu.

Në vijim të replikës së saj, ajo i kujtoi deputetit të PD edhe universitetin privat ku Tritan Shehu është një nga aksionerët, “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nuk i ka ardhur asnjë e keqe Universitetit të Mjekësisë nga konkurenca me Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, të dy zhvillohen paralelisht i tha Kumbaro-Shehut./Argjiro///

error: