Qytetarët e Himarës do t’u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë së Himarës.
Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.
Votimi do të kryhet në 36 qendra votimi pjesë të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 88 në Bashkinë Himarë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.
KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit që përfshijnë, fletët e votimit, dokumentacionin zgjedhor për përdorim nga Komisionet e Qendrave të Votimit, Pajisjet Elektronike të Identifikimit (PEI), kamerat monitoruese për qendrat e votimit dhe Kamerat regjistruese/monitoruese të VNV.(Gjergji Mima).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI