SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tavo, mesazh falënderimi për mbështetësit: Jeni shtysë për të shërbyer më mirë

avo, kryebashkiaku i ri i Himarës, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij në një mesazh të lënë në faqen e tij të Facebook-ut.

Tavo shprehet mirënjohës për përkrahjen, teksa shton se “konsideron gjithësecilin mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit”.

“Të nderuar miq, dashamirës e mbështetës kudo që jeni. Kam marrë prej jush me mijëra e mijëra mesazhe urimi përmes telefonit celular dhe rrjeteve sociale, e ju jam tejet mirënjohës për çdo urim, fjalë e inkurajim, e mbi të gjitha për sinqeritetin dhe dashamirësinë e thellë njerëzore që keni përçuar përmes tyre, që më kanë ngazëllyer e gëzuar pa masë e më kanë bërë të ndihem një njeri i privilegjuar me kaq shumë e shumë miq në katër anët e vendit, në shtetet fqinje, si edhe në kontinentet e largëta”, shkruan Tavo.

“Sepse, a nuk është kjo pasuria më e madhe që mund të ketë njeriu?! A nuk është pikërisht kjo trashëgimia më e vyer që mund të lihet në këtë jetë?! Dhe, a ka bekim më të madh se sa të kesh kaq shumë bashkëudhëtarë të përzemërt në rrugëtimim njerëzor?!”, thekson Tavo.

“Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra! Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke”, nënvizon Tavo.

“Ju e vlerësoni dhe e konsideroni Vangjel Tavon mik, ndërsa unë ju siguroj se e konsideroj gjithësecilin prej jush mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë e mia në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit”, mbyll mesazhin e tij Tavo.///

error: