Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një tjetër reagim lidhur me mbarëvajtjen e sezonit turistik në Shqipëri. “Propagandën më të keqe të turizmit po e bëjnë vetë njerëzit e turizmit”, thotë Fevziu përmes një video të gjatë të publikuar në kanalin e tij në YouTube.
“Sabotim është të mbash çmime stratosferike. Nuk është propagandë kundër turizmit të thuash që çmimet janë shtrenjtë. Nuk është propagandë të thuash që në Shqipëri është e zënë çdo centimetër katror të plazheve të Shqipërisë dhe të nxjerrësh truprojat që të kontrollojnë çantat dhe termusët e pushuesve”, thotë Fevziu.
Më tej gazetari tregon rastin e një emigranti shqiptar, i cili vitin e kaluar kishte bërë pushime në Dhërmi duke paguar 3500 paund, katër persona për një javë. Ndërsa këtë vit, në të njëjtin hotel e me të njëjtën dhomë i kishin kërkuar 4 mijë paund më shumë.
“Propagandë është ta fshehësh të vërtetën përmes spekulimit. Sot imazhi i Shqipërisë është dëmtuar shumë nga shezlonget. Jemi shndërruar në një republikë shezlongesh”, shprehet Fevziu. Ndiqni më poshtë rrëfimin e plotë të tij. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI