Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të nxeheta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota më diell si dhe vranësira deri mesatare nga orët e masditës e pasdite kryesisht në relievet malore të territorit. Vranësirat nga orët e nxehta të ditës pritet të shoqërohen me reshje të dobta shiu (në formë pikash) kryesisht në majat e maleve.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 25/38 | Diell re |
| Kukës | 20/34 | Diell re |
| Lezhë | 26/38 | Diell re |
| Dibër | 19/36 | Diell re |
| Durrës | 24/38 | Diell re |
| Tiranë | 26/38 | Diell re |
| Elbasan | 24/38 | Diell re |
| Berat | 22/38 | Diell re |
| Vlorë | 23/37 | Diell re |
| Korcë | 20/33 | Diell re |
| Gjirokastër | 21/38 | Diell re |
| Sarandë | 22/36 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI