Nga Eva XHAJANKA
Ka nisur edicioni i gjashtë i Mural Fest Tirana, me pjesëmarrjen e artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës. Një prej veprave të realizuara për këtë edicion është dhe përjetësimi i portretit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, i ndarë para pak kohësh nga jeta. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foton e murales së realizuar në një pallat në këtë zonë, pranë ish-stacionit të Trenit.
“E gjeni dot se ku po realizohet kjo murale e mrekullueshme e Ismail Kadaresë në Tiranë?”, ka shkruar kryebashkiaku.
Vepra është realizuar nga piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco.
Ky është edicioni i gjashtë i “Mural Fest” në Tiranë, organizuar nga drejtori i Agjencisë Dekor Tirana, Henril Çule dhe kurohet nga artisti Helidon Haliti.
Këtë vit tematika është “inteligjenca artificiale”, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80 % e artistëve janë vajza.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI