Gjykata e Fierit liroi sot me kusht Fredi Belerin, ish kryetarin e bashkisë së Himarës, i cili pak kohë më parë u zgjodh edhe eurodeputeti në Greqi.
Lajmi u konfirmua edhe nga avokati i tij, i cili pas seancës u shpreh: Gjykata pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe. I kishin mbetur 6 javë për të bërë. Respekte për gjykatën. U tregua e pavarur. I kishin mbetur edhe dy muaj”
Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve, pasi u akuzua për korrupsion në zgjedhje.
Kujtojmë që në muajin korrik, miratoi kërkesën duke i dhënë leje Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI