Shërbimi Meteorologji Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht kthjellët më pas zhvillim të vranësirave, të cilat do të jenë mesatare dhe tëdendura. Duke filluar prej mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit. Gradualisht reshjet fitojnë intensitet dhe shtrihen në pothujase të gjithëterritorin në formën eshtrëngatave të herëpasherëshmeme shkarkesa elektrike si dhe rrebeshe të shpejta. Nëintervale afatshkurtra prezencë e breshërit kryesisht nërelieve malore. Gjatë orëve të mesnatës në perëndim dhe në jug, në intervale të shkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë dhe problematike.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3–8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era shfaqet intensive me shpejtësi 9–17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/34 | Diell re shi |
| Kukës | 17/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/34 | Diell re shi |
| Dibër | 17/32 | Diell re shi |
| Durrës | 23/33 | Diell re shi |
| Tiranë | 23/33 | Diell re shi |
| Elbasan | 22/34 | Diell re shi |
| Berat | 18/35 | Diell re shi |
| Vlorë | 21/32 | Diell re shi |
| Korcë | 17/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 18/34 | Diell re shi |
| Sarandë | 21/33 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre