Kisha e Manastirit të “Shën Mërisë” Spile, (Monument Kulture Kategoria I), daton rreth vitit 1630.
Sipas banorëve të fshatit “Manastiri i Spilesë” është ndërtuar nga Arhondët (familjet e pasura) e Saraqinishtës dhe është një kompleks banesash në formë sarajesh me rreth 40 dhoma dhe banorët i këndonin këngë:
“Manastiri oda oda
Theri 22 zoga
20 jashtë e 20 brenda
40 kandile ergjenda…”
Në këtë manastir, në çdo 8 shtator mblidheshin fshatarë nga gjithë krahina, po dhe nga Senica e Shën Vasili i Sarandës, nga Malëshova e Zagoria etj . DRTK Gjirokastër në një postim në rrjetet sociale u shpreh se këto vlera fetare e arkitekturore i duan jo vetëm banorët e zonës por vlerësohen edhe nga shumë të tjerë.(Edlira Ruzi).///


ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI