FINIQ/ SRANDANEWS.AL//Nje zjarr qe ra sot paradite ne fshatin Livine te bashkise Finiq ka shkaktuar deme ne kullota, ullinj dhe pemetari.
Nga verifikimet e para prej administrates bashkiake, del se shkaktari ka qene nje banor vendas i cili po kryente pastrime ne pronen e tij.

Sipas raportit per Radion “Saranda” te gazetarit Panajot Boli , demete e evidentuara nga buriem zyrtare tashme jane 2 ha kullota te djegura dhe 100 peme frutore dhe ullinj te shkrumbuara nga zjarri, pervec demeve ne ekosistem.

Njesia e zjarrfikesve te bashkise mesohet se eshte paaraqitur ne vengjarje, por shpejtesia e madhe e eres( rreth 127 km/ore, e ka pamundesuar efektivitetitn e plote te punes se zjarrfikesve .
Ne aksionin per shuarjen e zjarrit ne Livine ka qene prezent edhe kryebashkiaku i Finiqit, Kristo Kiço.

Me pare fshati eshte permendur si nje bashkesi model ne luften parandaluese ndaj zjarreve.
Livinjotete jane dalluar per hapjen e brezave antizjarr me dhe te kanaleve nderprerese.. Por duket se zjarri i sotem i ka gjetur te papergatitur ata per masat parndaluese me brezat antizjarr.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI