Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vitin që vjen do të ketë një strategji të re të menaxhimit të plazheve.
Kryeministri tha se vitin që vjen nuk do të ketë më shezlonge pafund për hotelet. Sipas tij, hotelet do të kenë shezlonge për aq sa kanë kapacitete. Ndërkohë ai bëri të ditur se nuk do të lejohen baret të kenë në menaxhim edhe shezlonge. “Do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezlonget, përveç atyre që kanë hotele. Mund të kenë një bar në plazh, por nuk mund të vendosin shezlonge“, tha kryeministri.
Ai theksoi se po ashtu nuk do të lejohet vendosja e shezlongeve deri në vijin e ujit. “Do të krijojmë hapësirë publike në vijën e ujit, për t’u dhënë mundësinë njërëzve të ecin bregut të detit”, deklaroi Rama.
Me bashkitë, u shpreh Rama, do të nisim një plan që të vendosin ato çadra me çmim tavan. “E filluam në Lezhë. Lezha është një model. E rëndësishme që edhe një pensionist të mund të shkojnë në plazh e të qëndrojë me çadrën e tij. Duhet çliruar mushkëria e detit dhe rërës nga këto “insekte” që e sulmuan rëndë këtë vit për të sjellë atë rritjen cilësore”, deklaroi Rama.
Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një bashkëbisedimi me 2 personazhe të rëndësishme që operojnë në fushën e turizmit gjatë episodit të parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim”. (Arlinda Gjonaj).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata