Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dhe njeherësh drejtuese politike e PS në qarkun Gjirokastër ka thënë se pritshmëritë e saj në zgjedhjet e vitit 2025 janë për të fituar 4 mandate.
“PS në Gjirokastër i ka të gjitha shanset që në zgjedhjet e ardhshme të arrijë 4 mandate për shkak se gjithë ecuria dhe rritja elektorale e PS në qarkun e Gjirokastrës ka treguar me vepra, me punë, me mbështetje – duke nisur nga 2017 deri në 2023 – që ne i kemi të gjitha potencialet për të synuar 4 mandatet e Gjirokastrës. Unë jam atje çdo fundjavë, jam në kontakt me të gjithë njerëzit, me strukturat, kështu që pse jo?”, deklaroi Kumbaro gjatë një interviste në Euronews Albania.
Për të dhjetin vit radhazi PD e ka lënë Gjirokastrën nën drejtimin e Tritan Shehut, koleksionistit të humbjeve të njëpasnjëshme në këtë qark.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike
“Noticias del Vino”: Nga Riviera te Alpet, media spanjolle zbulon arsyet pse Shqipëria po bëhet destinacioni më i lakmuar i Evropës