SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat

Shërbimet kanë shënuar ecuri pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2024 të ndikuara dhe nga turizmi. Ndryshe nga sektori i prodhimit që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë të këtij viti, përveç ndërtimit që ka shënuar rritje

INSTAT ka publikuar statistikat për tremujorin e dytë të vitit mbi shërbimet, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024.

Të gjithë sektorët kanë raportuar rritje të shitjeve, që më e fortë ishte për hotelet me 17.1% në tremujorin e dytë. Edhe në restorante shitjet ishin 11% më të larta krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.

E njëjta tendencë ka vijuar dhe me pagat, që kanë vazhduar të rriten, sidomos në hoteleri e restorante, duke reflektuar problematikën me gjetjen e fuqisë punëtorre.///

error: