Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshmë.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirashsi dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në jug reshjet pritet të jen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe territor deri në ndëprerje të tyre për tu riaktivizuar nga orët e mesnatës.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/27 | Re shi diell |
| Kukës | 10/21 | Re shi diell |
| Lezhë | 15/28 | Re shi diell |
| Dibër | 8/22 | Re shi diell |
| Durrës | 16/30 | Diell re shi |
| Tiranë | 16/29 | Diell re shi |
| Elbasan | 15/28 | Diell re shi |
| Berat | 14/28 | Diell re shi |
| Vlorë | 18/27 | Re shi diell |
| Korcë | 10/20 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 15/23 | Re shi diell |
| Sarandë | 17/25 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat