Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se shtetasi D. R., kishte plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., dhe ishte larguar menjëherë pas ngjarjes, organizuan punën për kapjen e autorit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme. Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Policia tha se D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë dhe se ‘Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. 37 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, nata kur një qytet i ndarë rifitoi lirinë
ATHINË – Ulje emergjente e një avioni të linjës Izrael-SHBA
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!