Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka propozuar sot zyrtarisht Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ky propozim vjen pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga Komisioni Ad-Hoc, i cili ka hartuar listën me 11 kandidatët potencialë për të pasuar Muhamet Rrumbullakun, që ka dhënë dorëheqjen nga posti i mëparshëm. Komisioni ka përdorur një sistem të pikëzimit për të vlerësuar kandidatët, duke u bazuar në përvojën, aftësitë dhe rezultatet e tyre në fushën e sigurisë publike.
Ilir Proda, i cili ka origjinë nga Saranda, është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit dhe ka përvojë të gjatë në sektorin e sigurisë. Përzgjedhja e tij pritet të përbëjë një zhvillim të rëndësishëm për këtë institucion, duke marrë parasysh sfidat aktuale në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.
Propozimi i Ministrit të Brendshëm pas marrjes se miratimit nga Kryeministri pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e policisë.. ///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror