U përkujtua në Sarandë 80-vjetori i çlirimit të qytetit rrethinave të saj nga pushtuesit nazifashistë. Në eremonitë e rastit u nderua me veneracion kujtimit i 11 dëshmorëve të Atdheut, që ranë heroikisht në betejën për çlirimin e Sarandës.
Me rastin e këtij evenimenti jubilar Bashkia dhe organizata e veteranave dhe pasardhësve te luftes organizuan ceremonitë e rastit dhe homazhet ne varrezat e deshmorëve të Luftës Nacionalçirimtare. Kurorën në emër të bashkisë e vendosi kryebashkiaku Oltion Çaçi i shoqëruar nga nga zyratrë të pushtetit vendor, nënprefekturës etj,.
Në operacionin për çlirimin e Sarandës, trupat britanike luajtën një rol kyç. Sakrifica e 6 ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë luftimeve është një pjesë e rëndësishme e historisë së Sarandës dhe simbolizon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër fashizmit.
Saranda, një qytet me histori të pasur dhe të lavdishme, mbetet gjithmonë mirënjohës për ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e qytetit, dhe ruan me krenari kujtimin e çlirimit të 9 tetorit 1944.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror