SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 11 tetor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura  si dhe alternime kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës. Ndërsa pas orëve të mesditës vranësirat deri të dendura izolohen në juglindje ndërsa pjesa tjetër mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në veriperëndim e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u bërë reshje shiu lokale kryesisht në relievet malore të territori. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, pas orëve të mesditës era ndërron drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/25Re shi diell
Kukës14/24Diell re shi
Lezhë17/25Re shi diell
Dibër13/24Dielll re shi
Durrës20/26Re shi diell
Tiranë21/27Diell re shi
Elbasan18/26Diell re shi
Berat20/27Diell re shi
Vlorë17/26Diell re shi
Korcë12/23Diell re shi
Gjirokastër13/28Diell re shi
Sarandë17/25Diell re shi
error: