SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SPAK arreston kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin!

 Me urdhër të SPAK, është arrestuar Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndaj ish ish-kryeministrit, ish-presidentit, ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, burime për Report Tv bëjnë me dije se rëndojnë akuzat pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish

Është caktuar detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i është komunikuar. Prokuror Sotir Kllapi dhe gjyqtari që ka lëshuar masat Erjon Cela.Report Tv solli edhe videon ekskluzive të momentit të arrestimit të Metës. 

Arrestimi i tij ishte tërësisht i papritur, ndërsa kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13:40. Burimet thonë se Ilir Meta është arrestuar teksa shkonte me makinë në seli për të mbajtur konferencën. Prangat i janë vënë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Burime për Report Tv thonë se Ilir Meta është arrestuar për skandalin e lobimit në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta është në akuzë për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

SPAK po e heton edhe për çështjen CEZ-DIA. Pas arrestimit të Ilir Metës në drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur avokati i tij Genc Gjokutaj.

Siç shohim edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv avokati është parë të hyjë në mjediset e policisë.

Lajm ne perditesim…..(G.Shqiptare).///

error: