Partia e Lirisë reagoi sot, pas arrestimit të kryetarit të kësaj force politike Ilir Metës, ish-president i vendit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në një prononcim për mediet, e ka cilësuar si rrëmbim arrestimin e Metës, ndërsa tha se për këtë akt të rëndë kriminal do të jepet përgjigje shembullore.
“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal do të marrin përgjigjen shembullore”, u shpreh Blushi.
Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua pak pas mesditës së sotme ndërsa ende nuk dihen të plota akuzat për të cilat u ndalua nga policia me urdhër të SPAK.
Në qershor të këtij viti, Ilir Meta, u mor në pyetje për më shumë se tre orë nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme, dhe nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur në lidhje me pasurinë e familjes.(Marseda Qefalia)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI