Nga Ana STOMIRIA
Me ndjenjë krenarie kombëtare dhe emocione, janë organizuar këto ditë një varg veprimtarish me të cilat kremtuan shkollat e minoritetit entik grek ne rajonin Finiq- Dropull përvjetorin e eventit historik të 28 Tetorit 1940 , njohur ndyshe edhe si festa e “JO”-së .


Kjo festë shënon Festën e triumfin të luftës çlirimtare të popullti grek kundër hordhive te fashistëve italianë të drejtuara nga famëkeqi Duçe.
Festa kombëtare e Greqisë u përkujtua sot në një ceremoni të veçantë në disa vende në jug të Shqipërisë, ku morën pjesë dhjetëra qytetarë nga minoriteti etnik grek grekë, banorë, intelektualë, të afërm të të rënëve në luftën italo-greke si dhe autoritete të pushtetit vendor dhe të politikës.



Në Sarandë, po edhe ne vendin ku prehen eshtrat e të rënëve për liri në Bularat , Këlcyrë etj, pati keto ditë veprimtari që kulmuan sot, me 28 Tetor.

Në këto veprimtari festive e përkujtimore ka marrë pjesë edhe Konsulli i ri i Përgjithshëm i Konsullatës greke në Gjirokastër, Sokratis Survinos.
Gëzuar për shumë vjet. Greqi! ![]()
///
ME SHUME LAJME
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike