Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel, tha se shpallja e tij si non-grata nga Shtetet e Bashkura të Amerikës e bëri që të rikthehej në skenën politike.
“Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD, por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan t’i jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”, u shpreh Berisha.
Ndër të tjera Berisha u ndal te masa ndaj tij “arrest në shtëpi”, ku tha se “pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin tim pa anjë provë dhe fakt”.
Gjatë intervistës, Berisha theksoi se asnjë zgjedhje nuk është fituar në formë të drejtë nga Rama, ndërsa solli në vëmendje edhe arrestimin e ish-deputetit Çyrbja. “Rama nuk do të pranojë kurrë të dorëzojë pushtetin. Në të gjitha stadardet, Edi Rama nuk ka fituar zgjedhjet”, tha ai.
“Deputeti i Durrësit( Çyrbja) i kishte votat nga Abdylajt, Troplinët, Dervishët me shokë. Çyrbja një anonim absolut vendosej i treti në listë nga Rama pa marrë një premtim të votave. Nëse i fitonte zgjedhjet nuk do e linte opozitën pa asnjë qindarkë financim. Nëse i fitonte ato zgjedhje nuk do bënte atë që bëri me Pëllumb Gjokën, me Troplinët në Durrës dhe Shijak. Zgjedhjet në 2021 ishin një farsë”, tha kreu i PD.
Berisha shtoi se “unë kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti, dhe jam i bindur që Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Lulzim Brava kërkonte të bënte koalicion me Ramën. Dale t’i marrim gjërat siç janë. Kjo është e vërteta”, tha ai. /Top Channel///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI