Ish-Presidenti Trump ka mundur zëvendëspresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë – pas një cikli historik elektoral të mbushur me ngjarje të paprecedenta dhe dy tentativa për vrasjen e tij, sipas Fox News.
Trump do të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme – që nga koha e Grover Cleveland në 1892 – dhe vetëm i dyti në histori.
Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.
Ai humbi rizgjedhjen ndaj rivalit presidentit Biden në vitin 2020 – gjatë pandemisë globale të koronavirusit, por rikërkoi Shtëpinë e Bardhë në 2024 pas një fushate gati 2-vjeçare, duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.
Trump njoftoi zyrtarisht fushatën e tij presidenciale më 15 nëntor 2022 – vetëm disa ditë pas zgjedhjeve afatmesme.
Trump bëri fushatë për një mandat të dytë dhe u fokusua në dështimet e administratës Biden-Harris.
Ish-presidenti ishte në gjendje të tregonte përmbysjen e disa prej politikave të tij kryesore – që lidheshin me arsyet pse inflacioni ishte rritur dhe pse kriza kufitare e SHBA-së ishte përkeqësuar.
Trump mposhti lehtësisht kundërshtarët e tij – të cilët përfundimisht pranuan që ai të ishte presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – duke fituar çdo garë paraprake.//(Atila Kota)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI