Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ngriti sërish shqetësimin e pronave në bashkitë Himarë, Finiq dhe Dropull.
Duke folur në seancën e sotme plenare ku prej orëve të para të paradites po diskutohet në parim projektbuxheti për vitin 2025, Dule tha se grabitja e pronave në këto bashki është kthyer në politikë.
“Kemi një tendencë e cila është kthyer në politikë të grabitjes së pronave kryesisht në zonat e bregdetit. Sa here e paraqesim si shqetësim, marrim një përgjigje standarde: kudo ka probleme me pronat. Në Republikën e Shqipërisë, regjistrimi i parë ka arritur në 91 %. Në bashkinë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit është në masën 60 %. Në të njëjtën kohë faza e dytë pas regjistrimit të parë është dhënia e titujve të pronësisë. Në rang kombëtar është 55 %, në bashkinë e Himarës është vetëm 20 %, në Finiq po 20 % dhe në Dropull 30 %. Në këtë 20 % të Himarës 10 %, gjysma e totalit, u takon atyre që kanë blerë prona në fshtrat turistike apo apartamente të ndërtuara, pra janë të ardhur. Vetëm 10 % e vendasve pronarë të ligjshëm”, tha Dule.
Dule po ashtu ngriti shqetësimin e mungesës së investimeve në rrugët lidhëse me Greqinë.
“Dy prej pikave kufitare që lidhin vendin Shqipërinë me Greqinë ende nuk kanë infrastrukturën e nevojshme. Mungon rruga për lëvizjen e mjeteve. Teksa ka fluks të lartë udhëtarësh, sidomos në periudhën e verës dhe festave të fundvitit”, tha ai. “Keni ardhur me një buxhet të mirëqenies së shifrave”, tha Dule, “dhe të mjerimit të qytetarëve”.(Arlinda GJONAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI