-Kryeministri Edi Rama ishte sot në Himarë, ku përmbyllet sipas zotimit të marrë, dhënia e titujve të pronësisë për shtëpitë e trashëguara.
“Sot jemi këtu për të përmbyllur atë që morëm përsipër bashkë me Vangjelin që brenda vitit të gjitha shtëpitë e trashëguara të kenë tapinë dhe të jenë të hipotekuara”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se ky proces nuk ka qenë dhe nuk është aspak i lehtë.
Po ashtu, Rama theksoi se do të vazhdohet me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikës që e ka, pasi zona e Himarës, ashtu si dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur probleme të trashëguara si rezultat edhe i mungesës së azhornimeve dhe shumë mbivendosjeve.
Kryeministri vlerësoi se “merita e meritave në këtë punë i takon vetëm Vangjel Tavos”.
“Kemi bërë në 6 muaj pak a shumë atë që pritej prej shumë vitesh dhe kemi arritur që gjithë bazën e punës së bërë në kohën e mëparshme ta shfrytëzojmë për t’i dhënë një ritëm të jashtëzakonshëm procesit”, shtoi Rama.
Kryeministri siguroi se “ashtu siç u bë realitet së bashku me kryetarin e bashkisë mbyllja e këtej procesi, ashtu do të bëhet realitet dhe për mbyllja e procesit të AMTP-ve”.
Rama po ashtu u tha banorëve të Himarës se me kryebashkiakun Vangjel Tavo zgjidhin hallet e tyre. “Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni se po qe për punë një Vangjel ka kjo zonë. Po qe për sherr është një Vangjel tjetër, atë mbajeni larg”, u shpreh Rama.(Maela MARINI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI