Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh sot se “turistët nga trojet shqiptare janë një forcë e madhe për turizmin në Shqipëri”.
I ftuar në një studio televizive, Klosi foli për situatën e turizmit në kushtet e pandemisë, ndërsa theksoi rëndësinë e promovimit të turizmit shqip.
“Është një forcë e madhe që ne kemi brenda këtij komuniteti edhe në vitet e kaluara. Një numër të konsiderueshëm turistësh i kemi nga shqiptarët nga diaspora dhe të gjitha anët e kufirit. Në politikat tona është që detin e Shqipërisë ta shndërrojmë në det të shqiptarisë dhe të rajonit”, tha Klosi.
Ndërkohë, Klosi theksoi se turistët e huaj po vijnë në Shqipëri me çartera të dedikuar turistikë me linjë të drejtpërdrejt nga kompanitë që marrin përsipër edhe kushtet e menaxhimit në situatën e pandemisë./
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI