Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përfundoi sot aksionin në Tepelenë, në gjurmën ku do të ndërtohet loti I i bypass-it Tepelenë.
IKMT prishi 6 objekte të shpronësuara me lartësi nga 1 deri në 3 kate, me funksione të ndryshme.
Bypass-i i Tepelenës një nga investimet më të mëdha dhe strategjike të zhvilluara ndonjëherë në qytetin jugor të vendit, lidh segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Kakavijë- dhe me tej ne Sarande ne rajonin turistik bregdetar.
I cilësuar ndryshe edhe si “Ballkoni i Jugut”, vepra infrastrukturore i shton bukurinë dhe rrit standardet urbane, krahas krijimit të mundësive për investime të reja në fushën e turizmit.
Ky është një investim i qeverisë, në vazhdën e projekteve të zhvillimit të infrastrukturës së vendit, që i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë problemeve në këtë pjesë të rrugës me gjatësi 1.8 km, që shpesh ishte burim aksidentesh.///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari