SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 10 janar 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime, këto të fundit kryesisht në jug të vendit.

Në zonën e veriperëndimit parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra(me ndërprerje). Në zonën e qendrës dhe jug reshje lokale shiu me intensitet të ulët (kryesisht në formën e pikave), megjithatë nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Parashikohet mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/16Re shi
Kukës5/11Diell re shi
Lezhë8/16Re shi
Dibër5/12Diell re shi
Durrës11/18Diell re shi
Tiranë10/17Diell re shi
Elbasan6/16Diell re shi
Berat7/18Diell re
Vlorë11/17Diell re
Korçë5/13Diell re
Gjirokastër7/17Diell re shi
Sarandë11/18Diell re shi
error: