Nga Gjergji MIMA
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë IdentiTek njoftuan sot nisjen e procesit të pajisjes me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, me fokus ndihmën për të siguruar dokumentet e nevojshme në funksion të procesit të votimit të diasporës.
Procesi i pajisjes me dokumente do të kryhet në Rodos në 27-28 janar, në adresën: Papaluka 5-8 (Emergjencat e reja në spitalin e vjetër, kati i hyrjes) si dhe në Kretë (Hania) në 28-30 janar, në adresën Kidhonias 29, 731 35 (Salla e Shtypit të Bashkisë së Hanias, kati i parë).
Të interesuarit duhet të kryejnë aplikimin në e-Albania (FALAS) deri më 25 janar dhe të dërgojnë kërkesën me subjekt “Aplikimet për dokumente identifikimi” në consulate.athens@mfa.gov.al ku të përfshijnë: Emër/Mbiemër, Numrin personal (NID) Kodin e aplikimit për pasaportë/ID si dhe adresën e vendbanimit – Ishulli.
Tarifa për pasaportë biometrike është 130 € ndërsa për kartë ID është 12 €.
Pagesat kryhen me kartë bankare përmes POS terminaleve në zyrat përkatëse.
Orari i veprimeve është nga ora 09:00-17:00
Për pyetje, të interesuarit mund të kontaktojnë në e-mail: consulate.athens@mfa.gov.al dhe telefon: +30 21 0687 6200.
1 nga 6






ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.