Nga Eva XHAJANKA
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e ministrave të Bujqësisë të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Procesit të Berlinit, që u zhvillua në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA), në Berlin të Gjermanisë.
Në takim ishin të pranishëm Komisioneri i BE-së për Bujqësinë, Christophe Hansen dhe ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdermir. “Ky proces është thelbësor për forcimin e lidhjeve me BE-në dhe angazhon vendet e rajonit për të përafruar politikat bujqësore me standardet evropiane, duke përmbushur kërkesat për kapitujt 11, 12 dhe 13 që lidhen me bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe peshkimin”, tha Denaj.
“Politika e Përbashkët Bujqësore (CAP) do të jetë baza për formësimin e politikave tona bujqësore, në përputhje me vizionin “Bujqësia 2030” dhe “Shqipëria 20230″”, tha ajo.///







ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.