Greqia njoftoi sot se do të mbyllë zyrtarisht kufijtë për të gjithë shtetasit e Serbisë deri më 15 korrik për shkak të rritjes së numrit të kontaminimeve me COVID-19 në këtë vend.
Serbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj Beograd për shkak të rritjes më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus që prej muajit prill.
“Greqia e mori këtë vendim pasi analizoi të dhënat epidemiologjike”, theksoi zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni.
Greqia, që ka regjistruar më pak se 200 të vdekur nga COVID-19, ndërmori një fushatë për të stimuluar turizmin, që përbën një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Pas mbërritjes së tyre, udhëtarët merrnin një barkod pas plotësimit të një pyetsori që u kërkonte veçanërisht vendin e tyre të origjinës dhe vendet që kishin vizituar dy javët e fundit.
Rreth 6 000 teste janë kryer çdo ditë tek udhëtarët që kanë hyrë në vend///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat