Në Teqenë e Alipostivanit kanë nisur homazhet për Baba Hekuran Nikollarin, i cili ndërroi jetë një natë më parë pak pas mesnate. Trupi i tij u transportua po mbrëmë drejt morgut të spitalit të Gjirokastrës ku gjatë paradites së sotme u krye edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Argjiroja.net mëson se nga të dhënat paraprake të ekspertizës dyshimet janë se vdekja është shkaktuar nga një arrest kardiak. Por ndërkohë grupi hetimor është duke pritur edhe përgjigjet e një analize gjaku që do të kryhet në Tiranë. Vdekjen nga shkaqet natyrale e përmendi edhe Policia e Shtetit në njoftimin e saj për media mesditën e sotme.
Kujtojmë që Baba Hekuran Nikollari kishte pasur edhe në të kaluarën probleme kardiake, madje i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Në momentet e fundit të jetës në teqenë ku shërbente prej vitesh, Baba Hekurani ishte shprehur se nuk po ndihej mirë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Pak çaste më vonë gjendja e tij u përkeqësua dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Homazhet publike do të vijojnë edhe përgjatë ditës së nesërme ndërsa varrimi do të bëhet ditën e enjte, ora 12:00 në Teqenë e Alipostivanit. Besimtarë të shumë nga qarku Gjirokastër dhe jo vetëm kanë nisur që sot të bëjnë homazhe për nder të tij. Prej mbrëmjes së djeshme i pranishëm në teqe është edhe kryegjyshi botëror, Baba Mondi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit