
Qytetarët që prej ditës së sotme do mund të lëvizin me autobus, shërbim i cili rifilloi pas 4 muajsh ndërprerje për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Zbatimi i protokollit të higjienës sikurse mbajtja e maskës është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët gjatë gjithë udhëtimit sikur edhe ruajtja e distancës fizike.

Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente.

ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”