SPAK ka një problem të madh me standardet e ndryshme që aplikon dhe mungesën e prioriteteve, tha botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, në një intervistë për Top Channel me gazetarin Milaim Zeka.
Ai kritikoi ashpër mungesën e prioriteteve në trajtimin e çështjeve më të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit dhe uljen e standardeve të dënimit, duke i balancuar shpesh rastet pa një logjikë të qartë.
Baze e ilustroi këtë problem me disa raste konkrete:
• Marrja si i pandehur e ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, për heqjen nga detyra të një drejtori ujësjellësi.
• Dënimi i kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, pse ka ndertuar nje rruge me kontribute te vet banoreve, por u ka dhene nje eskvator nga Bashkia, ndërkohë që SPAK, edhe pas 14 vitesh, nuk e ka pyetur ende Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit.
Mero Baze për Ilir Metën dhe Sali Berishën–
Baze u shpreh kundër arrestimit të Ilir Metës pa e çuar çështjen në gjykatë, duke theksuar se një lëvizje e tillë ngre dyshime për një trajtim të çështjes me motivime politike.
Sa i përket Sali Berishës, ai dyshon se mënyra se si SPAK po e fut dhe nxjerr nga arresti është një lojë për t’i dhënë atij imazhin e një triumfatori kundër drejtësisë.
Ai foli gjithashtu për denoncuesin Nesti Angoni, duke ngritur pyetje mbi ata që qëndrojnë pas tij dhe duke kërkuar më shumë transparencë mbi këtë rast.
Ndërsa u pyet për ndikimin që mund të ketë rekrutimi i strategjistit LaCivita nga Berisha në këtë fushatë, Baze tha: “Milaim, se ti i ke qejf këto batutat seksuale. Një 80-vjeçar si Berisha, sado viagra të marrë, 80-vjeçar mbetet…”
Apeli për SPAK: Prioritete dhe unifikim të standardeve=Baze theksoi se nëse SPAK nuk unifikon standardet e hetimit dhe nuk vendos prioritete, atëherë nuk do të arrijë të vendosë drejtësi në Shqipëri dhe do të bëhet objekt debatesh politike.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI