Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Sarandës, është dhunuar fizikisht një ditë më parë nga dy persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Sarandë-Heremec kur Çipa po udhëtonte me automjetin e tij për të mbërritur në bizensi turistik në Heremec.
Sipas pohimeve të vetë të dëmtuarit në një video denoncuese për veprën penale që ai ka regjistruar menjëherë pas ngjarjes së rëndë ku ai flet me fytyrën e gjakosur, mësohet për autorët e kësaj dhune barbare dhe shkaqet.
Soipas Çipës në rrëfimin e videos 1 minutë e 15 sekonda, administratori i kompanisë me emrin Dio (Dioment Musa), i bëhej pengesë për projektin e tij dhe pasi nuk pranoi presionin e tij, dy personat iu futën në makinë dhe e dhunuan duke e përgjakur. Në video shihet kreu i Shoqatës me fytyrën e mbuluar tërësisht nga gjaku dhe me çarje në pjesë të ndryshme nga grushtet dhe goditjet.
“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar, dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar. Në këtë kohë, kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushta, me gurë, e tjera, e tjera. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur.
Mësohet se sot policia e Sarandës e arrestoi autorin Dioment Musa, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Burimet thanë se shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar-restorant në zonën e Heremecit.
52-vjecari Çipa pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes./sarandaNews.al///
NJOFTIMI I POLICISË SË SARANDËS:
Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi Diomet Musai, 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.
Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin Sotir Çipa, 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.