Nga sot qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencionin deri në 70% për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se nga kjo thirrje do të përfitojnë 2 mijë familje.
Vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet 20-30%.
“Prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit. Janë 2 mijë njësi për 2 mijë familje që do të përfitojnë 70% subvencionim nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku.
Fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.
Thirrja e parë, e hapur në 2023-shin, rezultoi e suksesshme dhe rreth 1980 familje në të gjithë vendin kanë të instaluara në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit.
Diversifikimi i burimeve të rinovueshme është strategji kombëtare të cilën Qeveria Shqiptare po e ndjek prej vitit 2019. /(Arlinda GJONAJ)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI